Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Rama një sulltan tiran, që qeveris me oligarkët në një anarki institucionale

Nga Elnaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Qeveria është njësuar me qeverisjen”!

Qeverisja e Ramës, si Leviantani i Hobsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpër disa studio televizive bëhet pyetja: A është diktator Rama?
Të bësh këtë pyetje në një vend ku pretendohet se funksionon demokracia parlamentare dhe pushtetet e shtetit janë të ndara, të balancuara dhe kontrolluara në mënyrë kushtetuese, ose je i mangët teorikisht, ose pohon realitetin, të maskuar me pyetje.
Realitet është se Rama, është qeveria dhe qeveria e tij është njësuar me qeverisjen. Pra, ka një pushtet individual e aspak pushtetet e shtetit të së drejtës.
Kush nuk e kupton ose nuk dëshiron ta pranojë këtë të vërtetë, se si funksionon qeverisja në Shqipëri ose i shërben Ramës.
Le të kujtojmë disa momente madhore, që të reflektohet.
Parlamenti miraton pikë për pikë urdhrat që lëshon publikisht kryeministri, në dhjetëra e dhjetëra raste.
A i ka diskutuar ndonjëherë parlamenti 15 kushtet që ka vendosur Parlamenti Europian për t’u plotësuar para Konferencës Ndërqevertare? Asnjëherë, dhe kryeministri e deklaron publikisht, pa iu dridhur qerpiku, se nuk ka kushte!
Cili institucion mori vendim për përfshirjen e Shqipërisë në nismën serbe për Shengenin Ballkanik? E deklaroi vetëm Rama, kur i deshi qejfi.
A e diskutoi parlamenti ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit për Marrëveshjen e Detit me Greqinë?
Asnjëherë. Vetë kryeministri ngriti komision. Ai deklaroi se do te zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetutese. Vetëm ai deklaroi se çështjen do ta çojmë në një gjykatë ndërkombëtare.
Pra pushtetet e shtetit të së drejtës nuk ekzistojnë. Rama është qeveria, dhe qeverisja është zëvendësuar nga Rama.
Qeverisja në Shqipëri ngjason me qeverisjen e Anglisë, ne 1600, që Hobsi e analizoi te vepra e tij Leviantani, apo perbindëshi.
Hobsi mendonte se kishte tre lloj qeverisjesh. Monarkia, aristokracia dhe demokracia. Ai në ato kushte preferonte monarkinë absolute. Por mendonte se kritikët e monarkisë e njësonin me tiraninë. Kritiket e qeverisjes aristokratike, e konsideronin qeverisjen e pakicës oligarki dhe kritikët e demokracisë e vlerësonin atë anarki.
Brenda shpjegimeve gjendet edhe përgjigja për pyetjen, a është Rama diktator?
Të pretendosh sjelljen diktatoriale të Ramës në demokraci, duhet bërë pyetja hipoptetike. Çfare do të ishte Rama në diktature?
Do t’u priste kokat e gazetarëve/ kazaneve, që do të guxonin të kritikonin! E keni parë. Ai nuk pyet për opinionet e organizmave ndërkombëtare, për plotësimin e kushteve, funksionimin e Gjykatës Kushtetutese e Gjykatës së Lartë, kalimin e Reformës Zgjedhore me konsensusin e opozitës reale, përkundrazi i përbuz ato me neveri, prandaj Shqipërisë, nuk do t’i hapen negociatat për në BE.
Kjo situatë i pëlqen Ramës dhe nuk shqëtesohet aspak për hapjen e negociatave, sepse nuk dëshiron të monitorohet qeverisja e pushteteve të shtetit dhe plotësimi i standardeve të qeverisjes demokratike.
Qeverisja e Ramës, ka pak nga të gjitha format e qeverisjes së Hobsit. Rama është një copës sulltani, tiran, që qeveris me oligarkët, në një anarki institucionale!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?