Ish-ministri Manjani: Pas arrestimit të shurrbërësit, Holanda anullon vendimin për vizat
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me identifikimin dhe arrestimin e personit i cili urinoi tek dera e kryeministrisë gjatë protestës së 13 prillit të organizuar nga opozita.
Me nota ironike Manjani shprehet se “pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua”, duke shtuar se mbase me këtë “super operacion” policor Holanda anullon vendimin për rikthimin e vizave.
Ai vijon më tej ironinë duke shtuar se “Shurrëbërja te Kryeministria është kundravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!”.
Reagimi i plotë:
Hajde lajm hajdeeee!
Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.
Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…
Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!
Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor…
???
Kujtojmë se është arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasi i cili urinoi në derën e Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës të shtunën e kaluar.
Informacionet bëjnë me dije se pas kqyrjes së kamerave të sigurisë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.
Shtetasi është identifikuar si Florian Marku nga qyteti i Shkodrës, ndërkohë po ashtu sipas burimeve, policia ka bërë edhe arrestimin e tij
KOHA JONË SONDAZH

