Ish-ministri Manjani: SPAK nuk ka prova për Berishën, nuk e fusin dot në burg

Juristi Ylli Manjani, thotë se SPAK-u nuk ka prova konkrete për Sali Berishën, ndaj ai nuk është një person i pandehur, por një person nën hetim. Manjani shtoi se duke qenë se tre personat ndaj të cilëve janë ngritur akuza nga SPAK, janë persona nën hetim, masat e marra ndaj tyre për të hequr e kufizuar lirinë, janë antiligjore.

“Më lejoni të bëj edhe një herë një sqarim saktësues që është i domosdoshëm për çdo lloj debati. Asnjë nga personat e sotëm, as Berisha, as Malltezi, as Bektashi, nuk janë të akuzuar nga shteti. Që shteti të ngrejë akuzë, kjo do të thotë se ndaj teje ka mbledhur prona, ndërsa kur shteti thotë të kam marrë nën hetim, kjo është një gjë tjetër.

Nën hetim mund të jetë çdo shqiptar sot. Nuk janë gjetur prova dhe këtë nuk e them unë, por e thotë SPAK, se kur SPAK thotë është persona nën hetim do të thotë që nuk ka prova se po të kishte prova do e merrte të pandehur. Kjo është si nata me ditën. A mund të merren masa sigurie, veçanërisht nga ato që kufizojnë lirinë, apo i heqin lirinë njerëzve kur janë nën hetim? Këto masa merren ndaj personave e të pandehur”,-tha Juristi Manjani për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP