Ish-ministri ngre shqetësimin: Pse ka kaq shumë vdekje në Shqipëri?
Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 15 vdekje nga COVID, ndërkohë që zyrtarisht numri i personave të prekur është 243.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur shqetësimin se pse kaq shumë vdekje në vendin tonë sa i takon rasteve me COVID.
Manjani shkruan në Facebook se spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.
Mesazhi i plotë i Manjanit
Bravo!
I ka rënë pikës. Këto pyetje kërkojnë përgjigje, të mirëmenduara madje, jo si përgjigjiet për infermierin pompist. Kemi të bëjmë me jetë njerëzish dhe spitalet tona nuk kanë aspak ngarkesën e spitaleve të Italisë. S’kanë madje ngarkesë fare.
Atëhere përse kaq shumë vdekje?! Përse ky moskoordimin fatal ndërmjet indektivit-sanatoriumit-testit?!
Humbet kohë e çmuar, të paktën 5 orë, sepse megjithse konstatimet imazherike janë të qarta që pacienti është ne pneumoni bilaterale, pa u bërë tamponi nuk hospitalizohet dot!
Ç’a është ky protokoll?!
E persëris: spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.
Ndaj, jam 100% dakord me pyetjet dhe llogjikën e Aranita Brahajt.