Ish-ministri: Rreziku është te porta dhe i madh! Vaksinoni qytetarët kundër gripit
Ish-ministri Edmond Panariti, i bën thirrje qeverisë që me ardhjen e shtatorit të marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga një valë e dytë e koronavirusit, pasi gripi stinor ‘është tek dera’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti thotë se qeveria duhet të marrë masa për vaksinimin e 70% të popullsisë, mbi gjashtë vjeç.
“Njerëzia duhet informuar dhe sqaruar se kësaj here është krejt ndryshe. Rreziku është te porta dhe është i madh!
Sepse kësaj here ai mund të godasë si asnjëherë më parë!
Mund të veprojë “koalicion” me koronavirusin, duke na hapur luftë në dy fronte, që për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mund të mos përballohet”, nënvizon Panariti.
Postimi i plotë Panaritit në Facebook
Filloni merrni masa për mbrojtjen e popullit nga goditja e dytë… Shtatori hyri!
Përsa kohë është e paqartë çështja e vaksinës kundër covid, qeveria ka për detyrë të informojë dhe sensibilizojë popullin për vaksinim kundër gripit ! Dhe ta ofrojë vaksinën falas!
Sepse gripi është te dera!
Qeveria duhet të vendosë një objektiv.. Ky objektiv duhet të jetë 70% e popullit të vaksinohet kunder gripit të zakonshëm .
Nga mosha 6 vjeç e tutje!
Sigurisht jo me detyrim! Por me bindje dhe sqarim.
Njerëzia duhet informuar dhe sqaruar se kësaj here është krejt ndryshe. Rreziku është te porta dhe është i madh!
Duhen informuar dhe sqaruar se qëndrat ndërkombëtare të sëmundjeve, dhe OBSH po lëshojnë kushtrimin se vaksinimi kundër gripit kësaj here është më i rëndësishëm se kurrë.
Sepse kësaj here ai mund të godasë si asnjëherë më parë!
Mund të veprojë “koalicion” me koronavirusin, duke na hapur luftë në dy fronte, që për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mund të mos përballohet.
Qeveria të mbrojë falas veçanërisht këto kategori.
Të ofrojë vaksinën kundëgripit te të moshuarit, të sëmurët me azëm, me diabet, me sëmundje kronike të mushkërive, të zemrës ata me kemoterapi etj.
Veproni tani, sa më parë dhe sa më shpejt!