Ish-ministri socialist: Edi, do hedhim valle kur të të heqim ty nga PS-ja

Ish-ministri socialist Elmaz Sherifi vijon kritikat e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste.

Përmes rrjeteve sociale, Sherifi shprehet se Kryeministri ia ka mbushur mendjen vetes, se është lideri i pazëvendësueshëm i Shqipërisë.

Reagimi i plotë i ish-ministrit socialist

“Trashegimtar i filozofise, nuk jemi as lindje, as perendim” !

Kryeministri i ka mbushur mendjen vetes, se eshte lideri i pazevendesueshem i Shqiperise.

Prandaj, sa here percjell mesazhe nga kryeministria, qendron para portretit te Ismail Qemalit. Edhe dje e celi fushaten zgjedhore, te “kompleksi i peshkut” ne Elbasan, para bustit te Skenderbeut.

Shqiperia gjate qeverisjes se tij, eshte rikthyer ku ishte, pa pushtetet e shtetit te se drejtes, pa pushtet te veteqeverisje vendore, dhe pa Gjykate Kushtetutese. Ligjin e ben partia, nenkupto ai, si dikur, kur udhehiqte filozofi shpirterore, e kur te gjitha vendet ish komuniste pranuan pluralizmin politik, ai deklaronte :”Shqiperia nuk eshte, as lindje, as perendim” !

Filozofi surelist i se drejtes ka kurajo e deklaron se, “nuk ka alternative me te mire se une” dhe “askush nuk mund ta drejtoje Shqiperine, vec Rilindjes” !

Pra, pluralizmi politik le te jete formal. Zgjedhjet le te behen formalisht, sepse, edhe si pranon se shqiptaret jane merzitur me te, edhe pse do ta votojne me pak, edhe pse “armiqte e padukshem socialiste” jane rreziku me i madh per mandatin e enderruar, do e fitoj ate, pavaresisht se shtabi politik i luftes eshte, me i akuzuari dhe me i leqendisuri ne histori.

E pse te mos fantazoj ? Ai e ka thene, qe ky popull nuk eshte budalla, dhe nuk mund te besoj te rrenat e te tjereve, vec genjeshtrave te tij.

Ai i ka mbushur mendjen vetes, se askush nuk mund ta drejtoj Shqiperine vec tij. E keni degjuar kur thote “si do te beni kur nuk do me keni” ?

Ne po i themi:” do hedhim valle o mik”. Sa ka percjell ky popull o mik! Edhe paraardhesi yt pretendonte se do qeveriste gjate !

Shqiperia nuk mund te vazhdoj te mbetet, as lindje,as perendim. Shqiperia duhet te plotesoj standardet e shtetit te se drejtes dhe kerkesat per tu bere institucionalisht pjese e BE.Ju deshtuat ne misionin e premtuar !

SHKARKO APP