Solis: Deputetët e këtij parlamenti janë sikur t’i japësh majmunit një automatik në dorë! (shiko videon e plotë)
Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis ka komentuar në emisionin “Opinion” ndryshimet e Kodit Penal që u bënë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Solis tha se Parlamenti që vendi ka sot nuk duhet të ndryshonte Kodin Penal, pasi është sikur ti japësh kallashnikov një majmuni. Por jo vetëm Kodin Penal por në gjithçka ky parlament, sidomos deputetët e “opozitës së re”, janë një turp kombëtar.
“Që ky lloj parlamenti të vërë dorë në Kodin Penal është si majmunit ti japësh një kallashnikov dhe ti thuash ma mbaj një çikë. I bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë, se sa ky që doli nga shtëpia. Nuk duhej, sepse njerëzit janë të disiplinuar dhe një kryeministër duhet të ketë dhembshuri për popullin e tij, edhe gjobat janë të rënda”,-tha Solis.
Shiko videon e plotë!