Ish-Presidentët e SHBA do ta bëjnë vullnetarisht vaksinën
Ish-presidentët e SHBA Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton janë shprehur të gatshëm ta bëjnë vaksinën përpara kamerave televizive, sipas ndihmësve të presidentëve Bush dhe Clinton dhe një interviste të Presidentit Obama në radion Sirius XM.
“Unë mund ta bëj vaksinën në TV ose ta filmoj, vetëm e vetëm që njerëzit të dinë se unë i besoj kësaj shkence,” tha Presidenti Obama në një intervistë që u transmetua të enjten.
Themeluesi i kompanisë Microsoft Bill Gates, i cili është marrë me problemet e shëndetit publik përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, tha se ai do të vaksinohet dhe shpreson që më shumë njerëz do ta heqin skepticizmin për vaksinat.
“Cilido qoftë vendi im në radhë, unë do të dal menjëherë dhe do ta bëj vaksinën,” tha ai për televizionin NBC News në një intervistë që u transmetua të enjten. “Të gjitha janë vaksina të mira”, shtoi zoti Gates.
KOHA JONË SONDAZH

