Ish-presidenti francez Sarkozy në paraburgim

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është marrë në paraburgim për donacione të paligjshme për fushatën elektorale.

Sarkozi u mor në pyetje në Nanterre nga hetuesit e njësisë antikorrupsion për një aferë lidhur me donacione të paligjshme për fushatën elektorale 2007, njoftoi agjencia e lajmeve AFP që u referohet qarqeve të organeve hetimore.

Kjo është hera e parë që ish-kreu i shtetit merret në pyetje në lidhje me akuzat. Prokurorët dhe hetuesit po hetojnë për dyshime të lindura për pesë vjet më parë sipas së cilave fushata elektorale presidenciale e politikanit konservator Sarkozy ishte bashkëfinancuar në vitin 2007 nga sundimtari i atëhershëm libian, Muamar Gadafi. Fjala është për të paktën 50 milionë euro. Kur ishte presidenti Sarkozi i quajti këto akuza “groteske”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?