Ish-presidenti Trump: Pas Ukrainës do jetë Kina që do pushtojë Tajvanin. Me mua nuk do të guxonte as Putin e as Xi Jinping!

US President Donald Trump (L) chats with Russia's President Vladimir Putin as they attend the APEC Economic Leaders' Meeting, part of the Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) leaders' summit in the central Vietnamese city of Danang on November 11, 2017. (Photo by Mikhail KLIMENTYEV / SPUTNIK / AFP) (Photo by MIKHAIL KLIMENTYEV/SPUTNIK/AFP via Getty Images)

Ndërkohë që presidenti rus Putin pushtoi Ukrainën në pjesën më të madhe të vendit dhe po shkon drejt Kievit, në darkë vonë këtë të enjte doli presidenti Biden i cili tha se do të vendosin sanksione shumë të ashpra financiare ndaj Rusisë.

Por pak më parë doli ish-presidenti Trump ku gjatë një interviste për “The Clay Travis & Buck Sexton Shoë” në SHBA tha prerë se “pas Putinit do të jetë Kina e cila do të jetë e lëvizja e radhës në mënyrë agresive në skenën botërore”.

Ish-presidenti Trump tha se presidenti kinez Xi Jinping do të marrë zemër nga kjo që bëri Putin për të provuar të rimarrë Tajvanin, raporton FoxNews.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kina do të jetë e lëvizja e radhës,” tha Trump i vendosur. I pyetur që nëse do të ishit ju president a do të guxonte Putin apo presidenti kinez të veprojnë kështu, ai tha: “Oh, absolutisht jo. Jo me mua, ata nuk do e kishin këtë mundësi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?