Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla fiton azil politik në Itali

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali.

Në këtë mënyrë vendimi i marrë nga gjykata e Romës do të jetë një pengesë për ekstradimin e tij në Shqipëri, pas kërkesës së drejtësisë shqiptare.

Ish-kryeprokurori Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë në periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik. Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i arratisur nga vendi para vendimit të formës së prerë që e dënoi me dy vjet burg për “fshehje të pasurisë”, u arrestua në Itali në dhjetor te vitit të kaluar.

Tashmë Adriatik Llalla nuk mund të ekstradohet në Shqipëri.

SHKARKO APP