”Ishte një lojë e ulët”, Edi Rama: Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë

Sot në Kuvend u rrëzua një rezolute e propozuar nga Sali Berisha për dënimin e gjenocidit të ish-Jugosllavisë në Srebrenicë ku humbën jetën mbi 8000 civilë. Teksa PS-ja dha votën kundër, kryeministri Edi Rama shpjegon se bëhet fjalë për një lojë të ulët. ”Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik”,-shkruan Rama në Twitter.

Postimi i plotë nga kryeministri Edi Rama

Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë.

SHKARKO APP