ISIS-i kërcënon Ramën,Vuçiç,Gjukanović dhe Gruevski
Një mesazh ka mbërritur në adresën e “Java News” në Facebok, me një kërcënim për të gjithë kryeministrat e rajonit.Mesazhi mendohet se vjen nga mbështetësit e Shtetit Islamik në Shqipëri.
Personi i quajtur Abu Turab ka dërguar fotografinë e mësipërme, ndërsa thotë se ky kërcënim është shpërndarë në të gjitha mediat ballkanase.Sipas tij, shumë shpejt do nisin sulmet në Ballkan dhe të paralajmëruarit e parë janë kryeministrat.“Do ishte mirë që këta kryeministra të ruajnë veten. Kalifati po vjen në Ballkan dhe aty kemi plot vëllezër të etur për gjak. I themi gjithashtu Putinit që të na sjellë ushtarë dhe do ia kthejmë mbrapsht kokat e tyre” thuhet në mesazhin e Abu Turab.
Mënjëherë SHISH dhe Policia e Shtetit e ka marrë seriozisht rrezikun e ISIS duke kërkuar dhe njëherë gjithë listën e tifozëve që kanë prerë bileta. Po kalohen në sitë përsëri.
KOHA JONË SONDAZH

