Islami: Asnjë takim nuk ngre dot nga varri këtë kadavër-qeveri

Tensionet e gushtit janë rritur, në kohë kur administrata publike merr pushimet verore, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për politikën e cila është në valën e të nxehtit dhe debatit. Në fokus të debatit është qeveria dhe koalicioni qeverisës, ky ditëve të fundit në media po përflitet më shumë për një qeveri teknike, ku dhe janë zbuluar emra për këtë qeveri. Në pikëpyetje është dhe koalicioni.

Lidhur me këtë, krerët e partive politike kanë realizuar takime me aleatë dhe kundërshtarët e tyre politikë.  Në fokus të takimeve mendohet të ketë qenë ligji i vettingut për të cilin kreu i LSI mori dakordësinë e kreut të PD për miratimin e tij brenda muajit gusht.

Në këtë kuadër deputeti i PD-së Kastriot Islami ka pohuar në facebook se kësaj qeverie i ka ardhur fundi e se do të jetë i paharruar kujtimi i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi në facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

”Një gjë është e sigurtë, koalicioni nuk funksionon. Qeverisja mungon dhe vendi është në krizë. Ekonomia është në rrënim. Media përgjithsisht e blerë është e paralizuar, askush nuk e lexon dhe gazetarët e klientelës janë kthyer në blogistë që shajnë me pseudonime. Varfëria dhe papunësia rriten. Konsumi bie. Bankat janë të kërcënuara nga kreditë e keqia dhe ulja e depozitave. Vetëm droga lulezon dhe propaganda është në progres. Kjo qeveri ka marrë fund, i paharruar kujtimi i saj. Rama sillet vërdallë si p… nëpër brekë. Asnjë takim nuk e ngre dot nga varri këtë kadavër-qeveri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?