Islami: Dibranët e mençur do ta largojnë “dhinë e zgjebosur”
Zgjedhjet në Dibër janë cilësuar nga të dyja kampet politik si sfida e parë për zgjedhjet e 2017. Në një anë është Partia Demokratike, e cila në deklaratat për shtyp ka denoncuar manipulimet që kërkohet ti bëhen nga ana e PS-së, këtyre zgjedhje.
Në një postim në facebook, deputeti demokrat Kastriot Islami, përmes një komenti është shprehur se aty si e larguan nga Gramshi, ashtu do ta largojnë edhe nga Dibra. Islami e ka komentin për Ministrin Damian Gjiknuri, i cili është në krye të fushatës të PS-së për kandidatin Muaharrem Rama.
Më tej Islami ka shtuar se me mençuri, Dibranët do ti japin dënimin me 11 Shtator, ditë ku janë dhe zgjehdjet e pjesshme për Bashkinë Dibër.
“Pasi Gramshi e ka larguar me bishtin ne shale si te paafte, te akuzuar per afera te ndryeshme dhe qe ka abanduar votuesit, Damian Gjiknuri shkon dhe kercenon dibranet duke ju thene se “nese votojne per kandidatin e opozites do tju priten fondet nga buxheti i shtetit…”?! Kjo eshte e turpshme, dhe e denueshme..! Dibranet me mencurine e tyre duhet ti japin denimin e merituar me votte ne 11 shtator dhe ta largojne si dhi e zgjebosur qe mban edhe bishtin perpjete…Kurse Prokuroria urgjentisht duhet te marre ne zoterim deklaraten e tij dhe te filloje hetimin per kete shkelje te rende te Kushtetutes dhe te ligjit. Si nje nga pjestaret e qeverisjes te ‘oligarkise, krimit, trafiqeve, banditizmit…” i bashkuar me homologet e tij ne Diber, natyrisht qe duhet te jete subjekt edhe i Byrose Kombetare te Hetimit ne ditet ne vijm”, shkruan Islami.
KOHA JONË SONDAZH

