Islami: Në fakt, PD-ja nuk humbi në Dibër

Kastriot Islami, për zgjedhjet e Dibrës thotë se në fakt PD-ja nuk ka humbur.

“Fushata ishte shumë aktive, d.m.th u aktivizuan të gjitha strukturat e partisë, deputetët, partia lokale, Basha, të gjitha takimet ishin entuziaste dhe fakti që ka grumbulluar të njëjtat vota sa 2015 tregon se fushata nuk është problematike nga ky takim. Atëhere arsyeja e vetme që mbetet është një arsye që nuk ka të bëjë me brenda PD”, thotë ai.

Atëherë përse fitoi Muharem Rama? Sipas tij, fajin e ka kanabisi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mekanizmi elektoral është ky. U është thënë 3 familjeve mbillni në fushën tuaj kanabis, sepse ju nuk ju prek njeri se jam unë këtu. Po të na jepni votën ne prapë do t’ju lejojmë dhe 3-4 familje bëjnë rreth 20 vota, shumëzuar për 100 bëjnë dy mijë vota. Nëse këto vota kalojnë nga njëra anë në tjetrën, bëhen 4 mijë vota dhe ky është rezultati”, argumenton ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?