Islami: “Pirro” i Dibrës dhe “tulla” e kanabisit

Nga Kastriot Islami/Zgjedhjet ne Diber ishin trashja e rradhes e zullumit…Kete rradhe trashja ishte aq banale, aq mediokre dhe aq e madhe sa mundi ta shikonte edhe me naivi…sa edhe vete “Pirroja” u habit nga dimensioni i “tulles” qe i qendron mbi koke…
****
Votat u blene kete rradhe jo vetem me parate e korrupsionit e te trafiqeve, votuesit e varfer u kercenuan nga individet me rekorde kriminale, por per here te pare u testua skema e sigurimit te votes nga karteli i kanabisit permes perdorimit te kultivimit te kanabisit nen kujdesin e policise…Ky ishte faktori me madhor qe i shnderroi kete rradhe zgjedhjet ne jolegjitime…Kjo eshte edhe sfida kryesore e opozites qe duhet te bashkoje rreth vehtes qytetaret dhe siguroje mbeshtetjen e partnereve….per te larguar kete qeverisje permes votes se lire e te ndershme…
****
Rezultati ne Diber natyrisht do te duhet te analizohet edhe ne planin e brendshem…dhe kjo eshte nje sfide e perhershme e cdo partie politike pas cdo zgjedhjeje…Por sado qe te jete ndikimi i kesaj komponentje ne rezultatin e arritur nga opozita, ajo mbetet shume e vogel por jo e parendesishme sidomos per te ardhmen, krahasuar me faktorin madhor te manipulimit tre-dimensional te votave, manipulimit te percaktuar nga i) parate e korrupsionit; ii) mekanizmi i kultivimit te kanabisit dhe iii) kercenimi i votuesve…
*****
Perfundimi: Zgjedhjet e lira e te ndershme me qeverine e “korrupsionit, krimit, trafiqeve dhe te kanabisit” te drejtuar nga Rama jane nje ngjarje e pamundur…Shqiptaret duhet te ndergjegjsohen e pergatiten per perballjen masive se “stabiliteti i rreme me parate e korrupsionit, trafiqeve dhe kanabisit…” eshte afatshkurter…Kjo skeme piramidale do te rrezohet…nuk duhet te pritet te rrezohet nga brenda sepse efektet do te ishin katastrofike…ajo duhet cmontuar nga veprimi masiv qytetar…Opozita do te jete dhe duhet te jete ne balle…!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?