Islami: Rama i konsideron “plehrat” grurë e bukë, me këto do ushqejë qytetarët
Politikë E Shtunë, 1 Maj 2021 22:07
Akuza dhe sulme pafund vijojnë të hidhen mbi kryeministrin Edi Rama, pas miratimit të ligjit për mbetjet. Një reagim i ashpër ka ardhur nga deputeti kritikë i PD, Kastriot Islami.
Ky i fundit është revoltuar pas deklaratës së Ramës, ku krahasonte plehrat me grurë e bukë.
Sipas Islamit, ky është kulmi, ku kryeministri iu thotë qytetarëve se do t’i ushqejë me plehra nga jashtë vendit.
“Shprehja “..se patatja eshte edhe buke edhe gjelle..” sot u zevendesua me shprehjen “..se plehrat jane edhe grure, edhe buke, edhe uje..”. Ky eshte kulmi…i konsideron “plehrat” grure e buke…ju thote qytetareve se plehrat e vendit nuk jane te shendetshme, nuk kane proteina, nuk kane vitamina…prandaj do t’ju ushqejme me plehra nga jashtë vendit…ato jane edhe buke e uje..”, ka shkruar Islami.
KOHA JONË SONDAZH