Islami thirrje për revolucion: Bashkohuni të gjithë kundër qelbësirave

Deputeti i PD Kastriot Islami bën thirrje për revolucion. Ai thotë se aleanca e qelbësirave është drejt shpërbërjes dhe për këtë arsye, të gjithë duhet të ngrihen kundër saj.

Kane mjaftuar vetem dy vjet qe Aleanca e Qelbesirave te filloje te shperbehet e rrokulliset…Sic e kisha parashikuar, “materiali ngjites”-paaftesia, mediokriteti, perversiteti, mashtrimi, parate e pista, imoraliteti nuk mund ta mbanin te bashkuar kete aleance. Perballe interesit publik, ndergjegjesimit gradual qytetar, veprimit opozitar dhe presionit nderkombetar kunder “oligarkise, banditizmit dhe krimit, korrupsionit e trafiqeve” kjo aleance deshtoi, po shkermoqet dhe po pergatitet te largohet…

****

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga dy vjet me pare, sot “BEJ THIRRJE” te gjithe NJERZVE TE NDERSHEM, qe ndodhen te te gjithe forcat politike e kryesisht jasht tyre, disa shume aktive gjate kesaj kohe e deri te rrezikuar e ndeshkuar nga veprimi i “qelbesirave”, disa te heshtur e skeptike, por te paster e te ndershem ‘BASHKOHUNI TE GJITHE KUNDER QELBESIRAVE” per ti larguar perfundimisht, per ti hedhur ne koshin e historise…

Swiss Digital Mobile Reklama

*****

Profesore, doktor-profesore, asistent profesore, intelektuale, te arsimuar dhe te formuar realisht e denjesisht, inxhinjere, ekonomiste, juriste, historiane, gjuhtare, civile apo ushtarake, te vjeter apo te rinj e te reja, gra dhe burra, pavaresisht bindjeve politike a perkatesive partiake, bashkohuni kunder INJORANCES, MEDIOKRITETIT, PAAFTESISE, DIPLOMAVE FALLSO….” shkruan Islami në FB.

Nuk dihet nëse në këtë rast ka ndërmend edhe çarjen e kafkave, siç bënte thirrje vite më parë, kur ishte deputet i PS-së dhe protestonte kundër PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?