Ismail Kadare mbush 88-vjeç, presidenti Begaj: Urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin

88 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, shkrimtari i shquar shqiptar.

Presidenti Bajram Begaj ka uruar shkrimtarin e madh Isamil Kadare për 88-vjetorin e tij të lindjes. Kreu i shtetit përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.

”Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”,- shkruan Begaj.

Ditëlindja e Kadares nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

SHKARKO APP