Itali. Masat për koronavirusin, shpërthejnë trazirat në burgje. 6 të vdekur

Të burgosurit mbi çatitë e burgjeve në Itali

Gjashtë të burgosur kanë vdekur në Modena të Italisë, pasi në burg u rritën tensionet dhe trazirat kur të dënuarit u njoftuan për masat e reja urgjente nga qeveria, për shkak të koronavirusit, që përfshinte edhe ndalimin e takimeve dhe vizitave të të afërmëve.

Sipas mediave italiane, trazirat kanë shpërthyer edhe në burgjet e Salerno, Napoli, Alessandria, Vercelli, Bari, Palermo, Foggia dhe Frosinone kur lajmi për dekretin e ri që ndalonte vizitat nga të afërmit u përhap tek të burgosurit.

“Ansa” shkruan se që prej mëngjesit të sotëm, në 27 burgje po zhvillohen protesta, e disa prej të dënuarve po kërkojnë amnisti për shkak të koronavirusit. Të dënuarit në disa burgje i vunë zjarrin dyshekëve, ndërsa dy gardianë u morën disa orë peng në Pavia. Disa të tjerë kanë sulmuar infermierët, raporton Sindikata e Policisë së Burgjeve në Itali. Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së të burgosurve. Në Foggia, disa të burgosur arritën të arratiseshin, por u arrestuan pak minuta me vone nga policia e burgjeve.

SHKARKO APP