Italia fillon të programojë hyrjen në fazës e “bashkëjtesës me virusin”…! Po Shqipëria…?

Nga Kastriot Islami –

Italia ka filluar të reflektojë për vazhdimin …pra ka filluar të programojë “hyrjen në fazën 2 që quhet ndryshe faza e bashkëekzistencës me virusin…”. Ky reflektim ka filluar pikërisht tani kur sapo janë janë ndërgjegjësuar se po ulet numri i viktimave që realisht është ende i lartë por me një ritëm më të ulët sesa disa ditë më parë…Ky “stabiltet relativ” si përsa i përket numrit të të infektuarëve po ashtu edhe të viktimave mesa duket ka lënë hapsirë për të menduar/reflektuar për të ardhmen pas-pandemisë…

Po diskutohet e përpunohet një plan strategjik… që do të bëhet publik në momentin e duhur…:

  1. Ky plan strategjik mbështet në disa piketa, por ajo që është e “padiksutueshme” lidhet me faktin se dalja nga “gjëndja e izolimit dhe masave të forta” drejt normalitetit do të kryhet në mënyrë “graduale e të diferencuar”..  
  1. Po ashtu mesa duket në të ardhmen e afërt e gjithë popullsia do të jetë e detyruar të “mbajë maska”, në daljet në rrugë, në punë, në mjediset publike… një “praktikë aziatike” që mesa duket do të bëhet e detyreshme edhe për europianët… Qeveria po merr të gjitha masat, që përvec garantimit nga jasht të sasisë së nevojshme të maskave të nxisë prodhimin në vënd të maskave, madje edhe të maskave shumë-përdorimëshe..
  1. Dalja nga izolimi do të kalojë përmes respektimit strikt të “distancimit social” në vëndet e punës e të shërbimeve ku ka grumbullime….kjo do të jetë një praktikë e re e deryrueshme për një kohë të pacaktuar…

 

  1. Po planifikohet të kryhet një “testim masiv” i popullsisë për të përcaktuar numrin e saktë të personave të kontaminuar, ose numrin e personave që kanë fituar imunitetin nga prekja nga COVID-19. Nëse kjo do të rezultonte e vështirë, atëhere po mendohet të kryehet “testimi” i “kampioneve përfaqsuese” me dimensione sa më të mëdha. 
  1. Po merren masa të forta për të vënë në veprim të gjithë “rrjetin sanitar vendor” në mënyrë që në të ardhmen e afrët cdo pacient të merret në ngarkim prej tyre që nga identifikimi, testimi e trajtimi i pacientëve me COVID-19…
  1. Në Romë po mendohet edhe për të përdorur një “aplikim në celular” bazuar në modelin koreano-jugor që lejon i) të “gjurmohet me detyrim” lëvizja e të gjithë personave të infektuar apo të dyshuar për të sensibilizuar më tej të gjithë qytetarët e tjerë që kalojnë në distancë prej 2 metrash pranë tyre me kushtin që edhe ata të kenë vendosur aplikimin në celularin e tyre(ky propozim ka hapur diskutimin për dhunimin e të drejtave themelore dhe të privacisë) dhe ii) ndjekjen në 48 orët e para të të infektuarëve nga COVID-19 përmes telemjeksisë duke mbikqyrur madje në shtëpi frekuencën kardiake apo nivelin e oksigjenit në gjak të pacientëve të moshuar dhe me probleme shëndetsore që mun d të jenë prekur gjithashtu nga COVID-19. 
  1. Baret, diskotekat, sallet e sporteve dhe restorantet mendohet të hapen të fundit… 
  1. Aktivitetet që kanë lidhje me rrjetin e shërbimeve ushqimore e farmaceutike mendohet të rifillojnë të parat aktivvitetin e tyre të plotë…Ndërkohë artizanët duhet të kalojnë në një rregjim me numër të kufizuar puonjësish…Në këto raste pronarët duhet të marrin masa që të garantohet “distancimi social” prej të paktën 1 metër për të gjithë klientët… 
  1. Të gjithë personat që do të dëshëronin të hynin nga jasht në Itali, do të duhet të “vendoseshin në karantinë izolim” të cilëve do tju bëhej me dije kur të hipnin në avion apo tren vëndi i izolimit/karantinës… 
  1. Transporti publik mendohet të vazhdojë të kryehet por me një frekuencë të ulët..duke respektuar distancën mes pasagjerëve të cilët do të detyrohen të ngjiten në metro, autobuz apo tren në numër të kufizuar dhe të ulen në ndenjëset e tyre duke lënë bosh një ndjenjëse mes parasgjerëve…
  1. Data me afërt e daljes nga “izolimi i gjeneralizuar” nuk mendohet të realizohet para 16 majit 2020…sepse Italia ndonëse gjëndet mbi “pjesën e sheshtë” të kurbës së përhapjes së virusit, ende s’është në pjesën zbritëse të kësaj kurbe…Sipas ministrit të shëndetsisë italiane, “rreziku s’është larguar…prandaj Italia ende s’ka mundur të dalë nga gjëndja e emergjencës… Duhet të kalojmë edhe disa javë të vështira për të mos hedhur në erë sakrificat e bëra deri më sot…”…
  1. Për rrjedhojë, shefi italian i emeregjncës sociale ka deklaruar se “16 maj mund të jetë data e hyrjes në fazën 2” që ndryshe konsiderohet faza e bashkëjetesës me virusin” me supozimin se evolucioni i pandemisë s’do të ndryshojë…

Po Shqipëria cfarë masash po merr? Duket heshtje e frikshme….Propagandë e neveritshme nga daljet revoltuese të vetëm një individi që vetë shan, kërcënon dhe nuk thotë asgjë siguruese e optimiste…Por emeton vetëm pasiguri e stres… Si në asnjë vënd tjetër…Për rrjedhojë qytetarët e varfër e të stresuar, e në shumë raste në prag të gjëndjes së urisë, gjënden të vetmuar, pa asnjë mbështetje e deri të abandonuar në këtë betejë mes pasojave deri fatale të virusit dhe urisë që troket cdo ditë në portat e tyre…Edi Rama dhe qeveria e tij mesa duket nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë gjëndje traumatike për shumë qytetarë dhe një e ardhme e zymtë për shumicën e familjeve…

SHKARKO APP