Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Toskana, uji pushton zona të tëra

Moti i keq po bën kërdinë në Itali. Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave është rritur në 7, ndërsa zona më e prekur është Toskana.

Në rajonin e Toskanës raportohet për dëme të mëdha në shumë zona të qyteteve të Pratos dhe Pistoias. Sot pritet të merret një vendim nëse shkollat ​​në këto dy qytete do të qëndrojnë të mbyllura edhe për ditët e para të javës së ardhshme.

“Kabineti i qeverisë Meloni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet e Toskanës të prekura nga reshjet e paprecedentë dhe ka ndarë, për ndërhyrjet e para të nevojshme, pesë milionë euro. Sapo të detajohet dëmi, kjo shumë sigurisht që do të rritet ndjeshëm”, tha ministri italian i Mbrojtjes Civile, Nello Muzzumecchi.

SHKARKO APP