Italianët drejt Vlorës, mbi 1600 pasagjerë zbarkojnë në port
Shqipëria është në pikun e sezonit veror. 1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur në portin e Vlorës me tre tragete të linjës Brindisi-Vlorë, ndërsa pritet në mbrëmje edhe trageti i katërt me numrin e pasagjerëve që pritet të shkojë më shumë se 1600 persona.
Fluksi gjatë këtyre ditëve të muajit gusht ka qenë në rritje ndërkohë që sipas autoriteteve portuale prurjet do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës. Mes të huajve që vijnë në vendin tonë dominojnë italianët.
Italianët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në Shqipëri mes tyre edhe shumë të rinj që vijnë për herë të parë. Ata thonë se kanë ardhur në Vlorë pasi kanë dëgjuar shumë e kanë lexuar se Shqipëria është një vend ideal për pushime.