Iu ndërpre mandati/ Shkëlqim Selami ankimon në Gjykatë vendimin e KQZ

Deputeti me mandat të ndërprerë, Shkëlqim Selami ka ankimuar sot në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për shkelje të dekriminalizmit. Deputeti i Vlorës Shkëlqim Selami, thotë se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji.

Portali i lajmeve “BalkanWeb” ka zbardhur kërkesën e deputetit Selami të dorëzuar në Gjykatë.

Selami thotë se KQZ nuk e ka shqyrtuar çështjen e tij në themel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thekson se, akuzohet për një çështje të pushuar nga Italia, vendi që edhe ka ngritur akuzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë dhe ish-deputeti tjetër i qarkut të Vlorës Dashamir Tahiri, avokati i të cilit ka deklaruar se do ta ankimojë në gjykatë vendimin e KQZ.

KQZ me kërkesë të Prokurorisë vendosi heqjen e mandatit të deputetit, për Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin, si dhe heqjen e mandatit si kryebashkiak i Kavajës për Elvis Rroshin.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?