Ja 25 deputetët e opozitës që votuan njëlloj si deputetët e PS
Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit kur deputetët e opozitës votojnë vendimet politike të mazhorancës. Dhe duke ditur se ishte një Rezolutë politike dhe jo vendim ligjor, përsëri deputetët e “opozitës” së re treguan se sa opozitarë janë, votuan si PS-ja!
Janë 25 deputetë të opozitës së re në Parlament që sot bashkuan votat me mazhorancën për të miratuar rezolutën që dënon vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Rudina Hajdari që është kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të këtij grupi kanë votuar në favor të rezolutës.
Nimet Musaj, kreu i Grupit Parlamentar të Pavarur, ka votuar gjithashtu pro rezolutës. Por nga lista del se 25 deputetë të opozitës votuan rezolutën politike të PS.
Rezoluta kundër Metës u miratua me 100 vota pro.
Lista me emrat e deputetëve të opozitës që votuan pro rezolutës
- Eugen Bojaxhiu
- Ediola Braha
- Arlind Cacani
- Arben Elezi
- Kujtim Gjuzi
- Majlinda Halilaj
- Halil Jakimi
- Selami Jenisheri
- Ligoraq Karamelo
- Korab Lita
- Aurora Mara
- Ervis Meco
- Myslim Murrizi
- Nimet Musaj
- Ostaq Papa
- Andi Permeti
- Enver Roshi
- Krenar Rryci
- Ylli Shehu
- Zef Shtjefni
- Nikolin Staka
- Edmond Stoku
- Halit Valteri
- Elena Xhina
- Alban Zeneli