Ja ç’thotë ambasada franceze për vizitën e Presidentit Hollande në Tiranë
Vizita e Presidentit të Francës, François Hollande në Shqipëri ka ngjallur jo pak reagime. Për të konkretizuar vizitën e Presidentit në fillim të muajit Mars, sot ka pasur nje reagim nga Ambasada e Francës në Shqipëri.
Në një njoftim për shtyp, ambasada, pasi i uron autoriteteve dhe popullit shqiptar paqe, lumturi dhe begati për vitin 2017, sa i takon vizitës së Presidenti francez shprehet se nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite.
“Ambasada e Francës në Shqipëri u uron autoriteteve dhe popullit shqiptar paqe, lumturi dhe begati për vitin 2017. Ky vit do të jetë i pasur me ngjarje shumë të rëndësishme. Pikërisht, Presidenca e Republikës franceze na ka vënë në dijeni në lidhje me dëshirën e Presidentit François Hollande të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit mars. Në këtë kontekst nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite, i cili do të përcaktohet, kur të vijë koha, mes autoriteteve franceze dhe shqiptare, sipas rregullave protokollare”, citohet njoftimi i ambasadës franceze.
KOHA JONË SONDAZH

