Ja emrat e deputetëve të PD-së që munguan për votimin kundër Ilir Beqjes
Amandamenti i LSI ishte i drejtë. Kërkoi me anë të Petrit Vasilit që të mos votohej për 8 milionë euro në buxhetin e shtetit 2017 që do shkojnë nga arka e shtetit në xhepat e privatëve.
PD i bashkoi votat me LSI-në, por bënë bashkë vetëm 38 vota. Amendamenti i LSI nuk kaloi dhe socialistët fituan se ata bënë 64 deputetë për ta rrëzuar amendamentin Vasili.
Dhe këtu u ngritëen akuzat për PD. Pse e minoi ajo një nismë që e pengonte qoftë dhe jo përfundimisht koncesionin e fundit të Ilir Beqes?
Pse nuk i mobilizoi ajo gjithë deputetët e saj, për të votuar për këtë qëllim? Pse ajo arriti të mbledhë vetëm 20 vota në sallë?
Dyshimet janë dy. Ose në rastin më të keq PD mbron interesa oligarkësh të përbashkët me ata të qeverisë, të cilët i kritikon me fjalë, por i mbron me votë. Ose në rastin më të mirë ajo është krejtësisht indiferente ndaj interest publik dhe në këtë rast mjekëve dhe laborantëve që nëpërkëmb Ilir Beqja.
Cilado qoftë nga këto, përgjegjësia e opozitës për atë që ndodhi enjten në parament është e pafalshme. PD e mbështeti parimisht propozimin e Vasilit. Ajo e falenderoi atë. Politikisht i dha vetëm 20 vota, por PD dështoi të bëhej pengesë për Beqen.
Ndaj sot duhet të përgjigjet se pse nuk mobilizoi dot as gjysmën e deputetetëve të saj që të votonin në bllok dhe jo të shajë lart e poshtë, qoftë për shitjen, apo qoftë për paaftësinë e saj.
Emrat e deputeteve te PD qe me mungesen e tyre ndihmuan Ramën
1.Sali Berisha
2.Luçiano Boçi
3.Ridvan Bode
4.Majlinda Bregu
5.Helidon Bushati
6.Igli Cara
7.Kozma Dashi
8.Liljana Elmazi
9.Harbjola Halimi
10.Keltis Kruja
11.Flamur Noka
12.Astrit Patozi
13.Eleina Qirici
14.Arben Ristani
15.Genc Ruli
16.Eduard Selami
17.Dashamir Shehi
18.Edmond Spaho
19.Dashamir Tahiri
20.Jozefina Topalli
21.Alban Zeneli
KOHA JONË SONDAZH

