Ja kush pritet të zgjidhet anëtar i ri i KQZ-së
Pas votimit të Denar Bibës në krye të KQZ, PS ka propozuar emrat e dy kandidatëve për ta zëvendësuar atë si anëtar të KQZ.
Bledar Skënderi dhe Erik Skëndaj kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, në pritje të votimit ditën e enjte nga Parlamenti.
“ABC News” raporton se Erik Skëndaj nuk plotëson kriterin e moshës, që duhet të jetë mbi 35 vjeç, ndaj me shumë gjasë në KQZ do të zgjidhet Bledar Skënderi, i cili aktualisht është Nëndrejtor i ALUIZNI-t, ndërsa më parë ka qenë Nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
KOHA JONË SONDAZH

