Ja pse përfitoi Rama që shkoi në Shtëpinë e Bardhë
Nga Spartak Ngjela
Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një meritë e tij si figurë politike? Ishte shenjë për rëndësinë e Shqipërisë në politikën botërore? Apo – mos ishte dhe diçka tjetër? Sigurisht që Shqipëria sot është pikë qendrore në politikën amerikane dhe gjermane në Ballkan.
Por, edhe e penguar nga politika zyrtare shqiptare, kundër interesit shqiptar. Kjo është arsyeja e gjërave – pengesa e kësaj politike në Tirane. Dhe këtë, sigurisht që e përfitoi Rama. E thënë shkurt: neverinë që ka politika amerikane për Berishën, e përfitoi Rama si protokoll, nderime dhe si pritje e politikës së lartë amerikane.
Por, vetëm të djathtët nuk duan ta kuptojnë këtë në Shqipëri, dhe mbeten peng i gravitacionit oriental Berisha. Nuk e kuptojnë, se nuk e duan progresin perëndimor, edhe një grup otomanësh që e shohin Saliun si shpresë osmane në Shqipëri.
Gjithsesi, ky është realiteti. Berisha konsiderohet sot ende si pengesë në progresin perëndimor të Ballkanit, dhe, këtë fakt, e përfitoi Rama këto dite në Uashington. Por, a do ta heqë këtë pengese antiprogres Rama? Sigurisht, kjo mbetet për t’u parë. Por politika amerikane e përkrahu pikërisht për këtë. Këtu do jemi… politika vazhdon..