Ja pse Presidenti nuk dekreton emërimet e ministrave
Politikë E Martë, 20 Prill 2021 02:51
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar dje vetëm shkarkimin e dy ministrave të kabinetit qeveritar. Përmes dekreteve me nr 9426 dhe 9427 ai ka liruar nga detyra e Ministrit të Financave, Shkëlqim Canin dhe Arben Ahmetajn si ministër i Ekonomisë.
Por ajo që bie në sy është fakti se dekretet e shkarkimit që janë depozituar po dje në Kuvend nuk janë shoqëruar nga ato të emërimit të dy ministrave të rinj, konkretisht Arben Ahmetajn te Financat dhe emërimin e dy ministrave të rinj.
Ja se si qendron sipas burimeve nga Presidenca e verteta e mosfirmosjes se dy dekreteve për emërim:
“Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”.
KOHA JONË SONDAZH