Ja sharjet e Ramës dje në Kuvend, sipas PD
Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për masë disiplonore ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për fyerjet e rënda ndaj deputeteve të PD, Albina Deda dhe Arbiola Halimi. Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga kuvendi të Ramës dhe Braçes për 10 ditë.
Në kërkesën e PD pasqyrohet me detaje, sipas tyre, ajo çfarë Rama dhe Braçë kanë thënë dje në Seancë:
Kërkesa e PD për Ramën:
“Në seancën plenare të datës 25/2/2016, deputetët e opozitës parlamentare ofruan zgjidhje për situatën e paprecedent të krijuar sëfundmi në Kuvend, ku një deputet i arrestuar në flagrancë dhe nën procedim penal për plagosjen me armë pa leje, mbrohet nga Kryeministri Edi Rama dhe i ofrohet mundësia që të jetë prezent në veprimtari parlamentare dhe madje të marrë edhe vendime që prekin interesat e qytetarëve. Mazhoranca parlamentare me këmbëngulje dhe arrogancë të paarsyshme, refuzoi zgjidhjen ligjore të ofruar nga ne për të filluar zbatimin e legjislacionit për dekriminalizimin, e cila ishte jetike për funksionimin normal të vetë Kuvendit. Kjo për faktin se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz me rekorde kriminale, por nga burra dhe gra që punojnë në interes të tyre.
Në përgjigje të kësaj sjellje të papranueshme të mazhorancës parlamentare, deputetët e opozitës kërkuan shqyrtimin dhe miratimin e propozimit të tyre. Në vijim të aksionit të ligjshëm të opozitës, deputeti Edi Rama, nën një sjellje të paprecedentë në sallën e seancës plenare, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe jopralamentare, që cenojnë rëndë personalitetin e deputetes Albina Deda dhe prekin personalitetin e cdo zonje deputete. Deputeti Edi Rama i është drejtuar me fyerje të vazhdueshme me fjalë të ndyra deputeteve femra të PD, që kulmuan me fjalët drejtuar deputetes Albina Deda, duke i thënë: “o moster, ku e fute qe e lage moj…” dhe “ate vezen fute ne miter mos e mbaj ne dore..”.
Sjellja e deputetit Edi Rama bie ndesh me nenin 62 të Rregullores së Kuvendit dhe në përputhje me pikën 2 të nenit 65 të Rregullores, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Ndalim për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Edi Rama.
Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 65, kërkojmë mbledhjen e Byrosë së Kuvendit jo më vonë se 48 orë, për marrjen në shqyrtim të kësaj kërkese, si dhe ndalimin për 10 ditë të pjesëmarrjes së deputetit Edi Rama në seancë plenare”.
Kërkesa e PD për Braçen
“Në seancën plenare të datës 25/2/2016, deputetët e opozitës parlamentare ofruan zgjidhje për situatën e paprecedent të krijuar sëfundmi në Kuvend, ku një deputet i arrestuar në flagrancë dhe nën procedim penal për plagosjen me armë pa leje, mbrohet nga Kryeministri Edi Rama dhe i ofrohet mundësia që të jetë prezent në veprimtari parlamentare dhe madje të marrë edhe vendime që prekin interesat e qytetarëve. Mazhoranca parlamentare me këmbëngulje dhe arrogancë të paarsyshme, refuzoi zgjidhjen ligjore të ofruar nga ne për të filluar zbatimin e legjislacionit për dekriminalizimin, e cila ishte jetike për funksionimin normal të vetë Kuvendit. Kjo për faktin se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz me rekorde kriminale, por nga burra dhe gra që punojnë në interes të tyre.
Në përgjigje të kësaj sjellje të papranueshme të mazhorancës parlamentare, deputetët e opozitës kërkuan shqyrtimin dhe miratimin e propozimit të tyre. Në vijim të aksionit të ligjshëm të opozitës, deputeti Erjon Brace, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe jopralamentare, që cenojnë rëndë personalitetin e deputetes Arbjola Halimi dhe prekin personalitetin e cdo zonje deputete. Deputeti Erjon Brace i është drejtuar deputetes Arbjola Halimi me fjalë të rënda, përcmuese dhe fyese, teksa ishte në këmbë përballë Gardës, duke i thënë në mënyrë të përsëritur: “Mos u fut duart e cunave, kujdes se do kapesh noj gje te forte aty”.
Sjellja e deputetit Erjon Brace bie ndesh me nenin 62 të Rregullores së Kuvendit dhe në përputhje me pikën 2 të nenit 65 të Rregullores, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Ndalim për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Erjon Brace. Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 65, kërkojmë mbledhjen e Byrosë së Kuvendit jo më vonë se 48 orë, për marrjen në shqyrtim të kësaj kërkese, si dhe ndalimin për 10 ditë të pjesëmarrjes së deputetit Erjon Brace në seancë plenare”.
Basha: Gojështhururi Rama të përjashtohet 10 ditë. Kryeministri: Nuk i fyeva vezokratët
Partia Demokratike do të vazhdojë me marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe komisionet parlamentare. Ky është vendimi që ka marrë grupi parlamentar i PD. Mbledhja e grupit të PD, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vjen një ditë pasi opozita bllokoi punimet ne seancën plenare.
Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se do ti kërkojnë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama dhe deputetit Braçe për shkak të ofendimeve në Kuvend. Sjelljen e Ramës, Basha e konsideroi provokim. “Provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht nuk e zunë në pjesën e zbuluar të kokës. Uroj mos ketë guximin të provokojë më. Sot depozituam në byronë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e Ramës për 10 ditë Plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i largimit me ligj të deputetëve që vrasin përherë është një kusht që nuk ka shqiptar që mos e kuptojë për të shmangur bllokimin e kuvendit. I vetmi që nuk e pranon është ai që solli Prengën dhe Ndokën. PD i ka të qarta që qëndrimet e saj. Ne presim që Rama të reflektojë, përkundrazi vendimet që kemi marrë do ti çojmë deri në fund”,- tha Basha.
Pak minuta më vonë ka reaguar dhe kreu i qeverisë Edi Rama. “Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjese po s’ka qenë ky qëllimi! Thjesht jam munduar t’i marr me te mire me pak humor, sepse i pashe te renduar”,- shprehet Rama.
PD, kërkesë për përjashtim nga Kuvendi për 10 ditë për Ramën dhe Braçen
Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për masë disiplonore ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për fyerjet e rënda ndaj deputeteve të PD, Albina Deda dhe Arbiola Halimi.
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga kuvendi të Ramës dhe Braçes për 10 ditë.
Bashkengjitur kërkesat e depozituara sot në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

