Ja shenjat e virusit britanik: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje e fortë e fytit

Virusi i ri po dritheron Britaninë dhe Europën. Varianti i ri i COVID që u zbulua fillimisht në Britani është përhapur tashmë në një sërë shtetesh, kjo edhe për shkak të transmetueshmërisë më të lartë të tij.

Por a mund ta kuptojë një person, nga simptomat, nëse është prekur nga ky variant i COVID?

Qeveria britanike nuk ka publikuar ndonjë listë me simptoma të ndryshme, duke theksuar se 3 simptomat kryesore të COVID: Temperatura e lartë, kolla dhe humbje ose ndryshim i shijes dhe nuhatjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një studim nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani, arriti në përfundimin se kollitja, dhimbja e fytit dhe lodhja janë simptomat më të zakonshme nga varianti britanik i COVID.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa humbja e shijes apo nuhatjes, ka më pak të ngjarë të ndodhi te personat që infektohen me këtë variant.

Edhe në Shqipëri duhet të ketë hyrë virusi britanik ndonëse autoritetet shqiptare nuk e pohojnë. Në Kosovë pranohet, autoritetet gjermane ndaluan një të re nga Shqipëria me këtë virus, kurse autoritetet shendetsore shqiptare nuk duan ta pranojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?