Ja si do të jetë protesta nesër

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), ka zbuluar itinerarin e protestës mbarëqytetare që do të zhvillohet nesër kundër ligjit që lejon importin e plehrave, të miratuar nga mazhoranca të enjten e 22 shtatorit në parlament.

Protestuesit do të mblidhen në orën 11 pranë Monumentit të Pavarësisë, në Parkun Rinia, për të marshuar drejt kryeministrisë. Përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama do të jenë mijëra qytetarë që do t’i kërkojnë llogari përse i tradhëtoi duke miratuar ligjin që kishte hequr vetë në vitin 2013 sapo erdhi në pushtet, si premtim që i kishte bërë shoqërisë civile para zgjedhjeve, për t’u marrë votat. Përfaqësues të AKIP e kanë quajtur kryeministrin jo vetëm “tradhëtar”, por edhe e kanë akuzuar se ligjin e ka miratuar për interesa financiare dhe grupeve të krimit të organizuar e mafias.

Për të mos u përballur me protestuesit, Rama ka zgjedhur që në të njëjtën orë të thërrasë Asamblenë e PS, ku do të miratohet ndër të tjera kodi i etikës. Ky kod e bunkerizon më tej PS -në dhe grupin paralmentar dhe centralizon në duart e kryeministrin komunikimin e deputetëve me publikun. Deputetët që do të komunikojnë në media pa lejen e kryeministrit apo strukturave të varura prej tij, mund të penalizohen edhe me përjashtim nga grupi. Asambleja është gjetur kështu si manovër i përballjes së kryeministrit me protestuesit e shumtë që kanë nënshkruar peticionin online dhe janë shprehur të gatshëm për të qenë para kryeministrisë të shtunën në orën 11.00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri ka zgjedhur t’u bëjë karshillëk protestuesve, pasi do të jetë live nëpër televizione në të njëjtin orar, duke folur para asamblesë. Nuk përjashtohet mundësia që protestuesit t’i drejtohen vendit ku po mbahet asambleja. Një skenar i mundshëm është ai i rrethimit të këtij vendi me kazanë plehrash që kanë të shkruar emrat e deputetëve që votuan ligjin dhe me thasë me plehra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?