Jagland, letër Nishanit: KiE, ndihmë për çështjet e pronësisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thornbjørn Jagland, i cili e informon se kërkesa e tij lidhur me shqetësimet për çështjet e pronësisë në Shqipëri, do të jetë në vëmendje të Komitetit të Ministrave të KiE-së, para takimit të tij të ardhshëm, në muajin qershor.

Më poshtë vijon e plotë letra e Sekretarit të KiE-së:

“I dashur President,

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju falënderoj për letrën Tuaj të datës 16 maj në vazhdën e takimit tonë të shkëlqyer të 26 marsit ku ripërtëritët përkushtimin tuaj ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe zbatimin e saj në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqetësimet tuaja lidhur me Ligjin e ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” që me sa di po shqyrtohet tani nga Gjykata Kushtetuese, i kam mbajtur parasysh me vëmendje

Sikurse e dini, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës po e mbikëqyr nga afër çështjen, në kuadër të zbatimit të vendimit pilot “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë (nr. 604/07)” të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më 31 korrik 2012.

Në bazë të kërkesës suaj, kam siguruar që letra juaj të sillet në vëmendjen e Komitetit para takimit të tij të ardhshëm që do të mbahet në qershor 2016. Në përfundim, dëshiroj të ripërsëris mbështetjen time për bashkëpunimin dhe ndihmesën e ofruar nga Këshilli i Evropës ndaj autoriteteve shqiptare në këtë proces të rëndësishëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?