“Jam pjesë e LSI-së”, Braimllari – Kokës: U vetëpërjashtove, dhe kjo ishte zgjedhja jote
Deklarata e deputetit rebel të Durrësit, Lefter Koka, i cili refuzoi të dorëzonte mandatin, se vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shkaktuar reagimin e kësaj të fundit.
Reagimi vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili i kujton Kokës se me aktin e tij ai është vetëpërjaashtuar nga radhët e LSI-së, teksa i kujton se ka refuzuar madje që të merrte pjesë në mbledhjet e ish-grupit parlamentar.
Reagimi i Endrit Braimllarit
Lefter, po të sqaroj si Sekretar i Përgjthshëm se me veprimin tënd je i vetë-përjashtuar, pasi ke refuzuar që prej kohesh të marrësh pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë së LSI.
LSI vendosi të mos jetë pjesë e Parlamentit të komanduar nga kriminelët dhe të paguar prej parave të drogës.
Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjesë e LSI, nuk vijë në parlament, sot vendose të shkosh.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratorë, por do luftojë deri në fund që Shqipërine ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelët.
Kushdo në Shqipëri të përgjigjet përpara ligjit deri në fund për çdo abuzim, apo përvetësim të parave të qytetarëve shqiptarë.