Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, ja kush i zëvendëson
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë dhe fushat e përgjegjësisë së tyre:
Ilir Mengra do të jetë përgjegjës për punët publike.
Vasilika Vjero do të mbikëqyrë financat dhe zhvillimin ekonomik.
Blendi Sula do të ketë në drejtim territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural.
Gentian Keri do të merret me administratën e Bashkisë Tiranë.
Blendi Sulaj është opozitari që iu bashkua përpara zgjedhjeve Partisë Socialiste. Më herët ka qenë pjesë e Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

