Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët dhe nënkryetarët e bashkisë së Durrësit

Të gjithë drejtorët e Bashkisë Durrës kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Të gjithë drejtorëve u është kërkuar dorëheqja dhe pas kësaj janë në dispozicion të komisionit të vlerësimit për të vlerësuar punën e secilit drejtor dhe për të vendosur se cilat dorëhqje do të pranohen.

I vetmi që nuk preket nga kjo është drejtori i spitalit që u emërua në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i përbërë nga 5 deputetë të listës së mbyllur: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj dhe Aurora Mara, së bashku me kryebashkiaken Emiriana Sako, e cila është njëkohësisht edhe drejtuese politike e qarkut, do të vlerësojnë performancën e drejtuesve të Bashkisë së Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj faze të parë, pritet që në “sitë” të kalojnë edhe drejtorët rajonalë të institucioneve të varësisë, si pjesë e fazës së dytë të procesit të ristrukturimit.

Sipas burimeve pranë Bashkisë së Durrësit, procesi pritet të përfundojë brenda muajit korrik, dhe çdo drejtor do të vlerësohet individualisht për punën e tij/saj. Në varësi të performancës, komisioni do të vendosë nëse ata do të vijojnë apo jo detyrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?