“Jemi dy shtete, por një komb”, Presidenti Bajram Begaj uron pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh urimi për 16 vjetorin e pavarësisë së shtetit tjetër shqiptar, Kosovës. Në këtë ditë të rëndësishme, ai thekson se ne jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Begaj e konsideron Kosovën një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Presidenti thotë se Kosova duhet të shfrytëzojë mundësinë për të treguar se është e aftë të ndërtojë shtet modern sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët, SHBA-në dhe BE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në. Gëzuar, Kosovë”, shkruan Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?