Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jetojmë në regjimin e KM-së me atlete…

Forum E hënë, 16 Gusht 2021 04:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji –

Na përuroi teatrin e ri, që ngjan me një “vatër kulture” dhe shpalli që aty, ay, Km-ja, shkatërrimin fizik të Teatrit Popullor apo Kombëtar, me tagrat e plota të një gjenerali madhor, që komandon shtetin ushtri dhe ministrat rreshterë…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 1 ore
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 3 orësh
Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 23 orësh

Pa ndërruar këpucët e lehta bardh e zi, morri rreshterët ministra e i rreshtoi në pritje të kryeministrit malazez, me një protokoll të denjë për ginnesin e vendeve më mjerane të globit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirëpo më parë na kishte nxjerrë në Fb, projektin e rrugës së re të Thumanës e kush e mban mend çfarë tjetër, në bindje të plotë që do të shumëfishohet nga mediat e papuna, që u japin jehonë çdo fjale apo edhe gazrave të Km-së…

Më thoni ku tjetër ndodh kështu? Apo ky është një konsum për katunarët e Shqipërisë, që mallohen shpejt për beun e tyre, që po krijon idenë, përmes bombardimit mediatik, se ay, ndërtimtari po na dhuron nga xhepi i vet të gjithë këto të mira…

Po na ndërton ay, KM-ja thiatro, rrugë, ura, shkolla e spitale, ay dhe partia, por si dhe thoshte Majakovski mavria, poeti i Revolucionit Bolshevik rus, 100 vite më parë dhe para se sa te vriste veten: “Kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini, nënkuptojmë partia”. Pra dhe ndër ne sot, në kapitalizmin sallaturinë të ish komunistëve shqiptarë, tashmë pronarë dhe bejlerë, “kur themi PS-ja, nënkuptojmë KM-ja dhe anasjelltas”…

Çfarë mjerimi!

Sepse mediat tona, të blera ose në shitje, nuk dinë apo nuk duan, apo nuk munden të bëjnë gjë tjetër, veçse të ndjekin “vazhdën plot shkumë” të veprimeve të tij të përditshme rutinë.

Vetëm kur Km-ja, humbet në ndonjë udhëtim të gjatë pune e qejfi, sidomos në USA, krijohet një farë qetësie relative, por që mbushet me jehonën që iku, apo me jehonën që do të vijë nga përtej Oqeanit. Lajmet e trishta apo misterioze, që janë shpeshtuar shumë, treten shpejt si kripa në ujë dhe qindra lajme të tjera, që rrëfejnë natyrën e vërtetë të së përditshme shqiptare, ose nuk dalin në krye, ose skartohen ose nuk ndiqen më…

Kontrolli i plotë mediatik që fsheh çdo ditë fakte, një Opozitë me pushime të gjata verore, një amulli weekend-esh, kohë plazhi dhe sufllaqesh… Shtet pa një Gjykatë Kushtetuese. Një Reformë në Drejtësi, e filluar si një reformë rrënjësore, përfundoi si ato sallaturinat e dyshimta të qebabtoreve të lagjeve, që shesin qoftet me mish brazili shumëvjeçar, si qoftë Korçe apo Gjakove…

Pastaj dalin dhe i bien me porosi capak gazetarëve dhe opinionistëve, që mundohen të mbajnë kryet mbi llumin e kënetës. Por në inaugurimin e ArtTurbinës, një emërtim i tmerrshëm sovjetik, të këpusnin shpirtin disa “balerinë” qyqarë që luanin dekorin, apo ndonjë këngëtor që këndonte mjerançe, për ti krijuar atmosferë KM-së dhe për ti dhënë një jetë të shtirur kësaj vatre kulture sovjetike, ku do fliste KM-ja dhe vetëm ay…

Për artin, për mediat, për politikën, për rrugën dhe urat, për legalizimet, për maskarallëqet e kundërshtarit, për pafajësinë e fajtorëve, për fajësinë e të pafajshme, për Shqipërinë, Francën, Gjermaninë e gjermanët, për pajdhaqet dhe krudot, për Malin e Zi dhe për Malin e bardhë, për vdekjen dhe jetën, për rilindjen dhe shëndetësinë, për dobinë e konçesioneve, për zero taksimin e hoteleve me 5 yje të shampanjës dhe të kurvave që nuk taksohen, për Bulqizën dhe minatorët që nuk kanë qumësht, për kazanet, tepsitë, kusitë ku gatuan çorbën e oligarkëve, për timonin dhe timonierin…

E varja, kush ja përmend të gjitha diaretë dhe logoretë, që artikulon KM-ja, i kudondodhur e që dukshëm vuan nga një vetmi dhe nga një ankth i thellë, rrethuar nga peshkaqenë dhe qenër që e shohin çdo moment nga duart, që tju firmosë ndonjë llokëm.

Plotë frikë të arsyeshme që llokmaxhinjtë, mund edhe ta hanë edhe atë vetë më gjithë lecka, nëse nuk është syhapur KM-ja, natë e ditë dhe ditë e natë derëziu.

Mos duhet të na dhimbet vallë? Ku i dihet, të jemi kaq të qytetëruar ne katunarët e Shqipnisë? Ta shohim çdo ndodhë kur të bjerë nga kali, se si do të sillen me të rreshterët, qenat dhe peshkaqenat që e rrethojnë dhe që thuhet se e kanë marrë peng me kohë…

Nuk duhet të jesh Profet ta parashikosh: Peshkaqenët, vetëm pëshkaqenërisht dinë të sillen apo jo?

360gradë.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 15 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 49 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.