“Jo Komunizmit”, Doda dhe Idrizi kërkojnë hapjen e dosjeve
Ata kanë organizuar një takim të veçantë me përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit, ku prezantuan projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.
“Disa njerëzve s’u ka pëlqyer të kenë përballje në Parlament, por ligji u depozitua, e ka firmosur Dashamir Shehi”, tha Doda.
Kurse kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e quajti 8 dhjetorin datë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila duhet të shënojë edhe një moment reflektimi.
Kujtojmë se dy deputetët Doda dhe Idrizi dorëzuan një javë më parë projektligjin për hapjen e dosjeve në kryesinë e Kuvendit.