”Jo përjetësisht deputet”, Xhafaj: Kufizim i numrit të mandateve
Deputet i PS-së, Fatmir Xhafaj është pro idesë për kufizimin e mandateve të një deputeti. “Në kushtet që ne nuk jemi në mazhoritar, një pjesë të mirë tonën, ku një pjesë e zgjedh partia, për shembull për kryebashkiakun, unë nuk jam dakort të ketë një kufizim se ata i zgjedh populli, a mos ka nevojë që të kemi një kufizim mandatesh për deputetë, nuk mund të rrish përjetësisht deputet dhe për të krijuar një lloj kulture që karriget nuk janë të përjetshme”, tha Xhafaj.
Një tjetër propozim i ekspertëve ishte që nominimet për instancat e pavarura të mos bëhen vetëm nga palët politike. Si shembull u mor rasti i Avokatit të Popullit, që gjithashtu gjeti dakordësinë e drejtuesit të komisionit.
KOHA JONË SONDAZH

