”Jo rritje të çmimeve”, protestë e madhe para Kryeministrisë. E rradhës më 11 tetor

Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” u mbush nga qindra e qindra qytetarë shqiptarë që kerkonin nga qeveria ”Rama 3” të mos rriten çmimet e produkteve bazë dhe konkretisht energjia elektrike. Qytetarët dolën në protestë për më shumë se 1 orë kundër rritjes së çmimit të energjisë, por edhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend duke nisur nga buka.

”Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.

Qytetarët thonë se e bën të papërballueshme jetën e tyre. ”Nuk kemi lekë për bukë, nuk i përballojmë dot çmimet e larta. Ai do që ti shkojmë brenda, me u fut me 10 persona. Unë jam Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj. Fëmijët po na vdesin për bukë, ku të shkoj? Çfarë të ha”,-tha qytetarja Irena Pusti në protestë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u bëri thirrje shtetasve amerikanë të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të jetë paqësore, por mund edhe të mos jenë të tilla. Florjan Binaj, Xhoda (aktori i Portokallisë), Ina Kollçaku, Genc Sejko, Altin Goxhaj, Jorida Tabaku, Albana Vokshi janë disa nga personazhet e njohur, medias dhe politikës që u bashkuan protestës.

Në protestë u shfaq edhe një person i mbuluar me flamurin e PD-së, por që nuk u lejua nga aktivistët e shoqërisë civile. Ata i kerkuan atij të largohej, pasi protesta nuk duhej të politizohej. “Është provokim, po ikin njerëzit për shkakun tënd. Hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën. Merr flamurin kombëtar dhe vëre”, ishin thirrjet e disa prej protestuesve.

Avokati i njohur Adriatik Lapaj, ishte ai i cili mori fjalën e fundit në protestën e sotme përballë kryeministrisë. Lapaj bëri të ditur se ditën e hënë, në orën 17:00, qytetarët shqiptarë do të rikthehen sërish përballë kryeministrisë.

https://kohajone.com/me-simite-ne-proteste-ina-kollcaku-kush-nuk-del-ketu-e-meriton-rritjen-e-cmimeve/

https://kohajone.com/florian-binaj-ne-proteste-kunder-rritjes-se-cmimeve-nuk-hame-te-gjithe-tek-nusreti/

https://kohajone.com/proteste-per-rritjen-e-cmimeve-abilekaj-qeveria-kujdeset-per-oligarket-e-vet/

https://kohajone.com/avokati-lapaj-ne-proteste-hallet-tona-zgjidhen-vetem-duke-bere-barrikade/

SHKARKO APP