Joe Biden: Ballkani Perëndimor ndër prioritetet e mia

Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës së re amerikane. Ky fakt është konfirmuar nga presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një telefonate me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

”Një Bashkim Europian i fortë është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi presidenti i zgjedhur Joe Biden në një telefonatë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së cilës i përsëriti angazhimin për të thelluar dhe rigjallëruar marrëdhëniet SHBA-BE.

Ky angazhimi u konfirmua edhe në një bisedë telefonike mes Biden dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.
Presidenti i zgjedhur theksoi se ”pandemia dhe shërimi janë ndër përparësitë kryesore të bashkëpunimit ekonomik dhe klimatik”.
”Ballkani Perëndimor, Irani, Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë ndër prioritetet tona”, sipas presidentit të zgjedhur Biden.

SHKARKO APP