Johanes Han: Shqipëria duhet të kryejë reformat e kërkuara nga BE
Ky është mesazhi i parë që komisioneri i ri për zgjerim në KE Johanes Han ka për vendin tonë të cilin e përcolli në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Han tha se marrëdhëniet Shqipëri-BE po ecën përpara, por vendi ynë duhet të kryejë reformat e kërkuara nga Unioni. Në këtë pikë komisioni nënvizoi se ” Duhen rezultate konkrete nga Shqipëria për këto reforma”. Komisioni vlerëson se për të pasur rezultatet e kërkuara me reformat nevojitet dialog politik dhe se dialogu me opozitën është i nevojshëm. ”
“Për reformat duhet dialog politik. Debatet duhet të ndodhin në Parlament dhe janë shumë me rëndësi” tha Han në krah të ministrit Bushati. Më tej ai theksoi se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE. Ai u shpreh se nevojitet bashkëpunim për standardet e kërkuara.
Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me Bashkimin Europian për të plotësuar standardet e kërkuara. “Ka vështirësi për hapat që kërkon Bashkimi Evropian. Ne jemi të interesuar të punojmë me BE dhe jemi të vendosur për të bashkëpunuar”, tha Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

