Jonila Godole: Fituesi është i paracaktuar, gara bëhet për Bashën

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole ka folur pas mbledhjes që u zhvillua deri në mesnatë. Godole tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri.

Ajo tha se situata aktuale në PD po vjen në një formë të tillë që i jep më shumë shanse Lulzim Bashës për t’u kthyer në krye. Godole tha për ”Euronews Albania”, edhe se duket se fituesi është i paracaktuar.

“Kjo në vend që të hapë garën, kjo e mbyll garën dhe nuk kam çfarë them aty, shumica vendosi kështu. Ne këtu do jemi, ne do të flasim bashkë prap dhe do të kemi të njëjtat probleme siç kemi folur vjet pas zgjedhjeve, do të jetë e njëjta gjë, ata prap nuk do të mbajnë përgjegjësi”,-tha Godole.

SHKARKO APP