Jorida Tabaku: Buxheti dhe Paketa Fiskale merr para nga xhepi juaj për t’ua dhënë koncesioneve

Nga Jorida Tabaku

Buxheti dhe Paketa Fiskale që po diskutohet sot në kuvend ju merr para nga xhepi juaj për t’ua dhënë koncesioneve.

Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A i jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët?
A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30% e që po varfëron çdo shqiptar?

A jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? Që sot po ulin konsumin dhe po varfërojnë familjet?
A i jep përgjigje sot faturave të rritura të arsimit? Energjisë?
Në mënyrë absolute jo!

Nuk merret me asnjë nga këto shqetësime. Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! Taksa të rritura!

Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.
Pastaj pyesim veten përse shqiptarët po largohen?!
Largohen pasi ndihen të pasigurt!

SHKARKO APP