Jorida Tabaku derë më derë, kërkon votën për 11 majin, takon bizneset në ish-Bllok

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, zhvilloi një tur takimesh dhe bisedash me biznese dhe qytetarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku diskutoi shqetësimet ekonomike dhe sfidat e sipërmarrësve e profesionistëve të lirë.

Gjatë këtyre bisedave, Tabaku u shpreh se profesionet e lira nuk duhet t’u besojnë socialistëve, pasi sipas saj, ata kanë dëmtuar rëndë këto kategori me politika fiskale abuzive dhe me rritjen e vazhdueshme të taksave dhe tarifave.

“Bizneset dhe profesionet e lira nuk mund të lulëzojnë në një klimë fiskale shtypëse, ku barra e taksave dhe tarifave po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë. Ndaj, profesionistët e lirë dhe sipërmarrësit nuk duhet t’i besojnë më socialistëve. Ne kemi një alternativë të qartë për të ulur barrën fiskale dhe për të nxitur ekonominë,” tha Tabaku gjatë takimeve.

 

SHKARKO APP