Jorida Tabaku: Kriza e xhepave është pasojë direkte e qeverisjes socialiste, kemi shpopullim dhe rënie të konsumit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë për gjendjen aktuale të ekonomisë në vend, duke e quajtur atë të rreme dhe të paqëndrueshme. Ajo shkruan se kriza e xhepave nuk është rastësi është pasojë direkte e qeverisjes socialiste. Për të konsumi i brendshëm ka rënë ndjeshëm dhe turizmi nuk mund të kompensojë as shpopullimin dhe as varfërimin në rritje të familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon.

Postimi i plotë

Një ekonomi që nuk punon për qytetarin. Shqipëria po jeton një rritje ekonomike artificiale, të mbështetur vetëm nga rritja e punësimit në shtet, ndërkohë që bujqësia, industria dhe sektorët e tjerë janë në rënie. Kjo është një ekonomi që fryhet nga lart por shkretohet nga brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konsumi ka rënë. Turistët nuk mund të kompensojnë largimin e qytetarëve tanë dhe varfërimin e familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon. Qeveria socialiste ka ndërtuar një model të paqëndrueshëm dhe pandershëm:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Rritje artificiale nga pagat në shtet
-Tkurrje e sektorëve realë
-Varësi nga turizmi
-Shpopullim dhe rënie e konsumit

Prandaj ne propozojmë një model ndryshe: një ekonomi që mbështet prodhimin vendas, investon në bujqësi dhe industri, lehtëson barrën për sipërmarrjen dhe rikthen dinjitetin e punës dhe konsumit për çdo familje shqiptare. Kriza e xhepave nuk është rastësi është pasojë direkte e qeverisjes socialiste. Një qeveri që ka përqafuar klientelizmin, ka braktisur prodhimin, dhe që i shërben vetëm një pakice. Ndaj kemi këtë krizë: sepse për 12 vite nuk u ndërtua ekonomi, por fasadë për propagandë. Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa rritje në letër. Ka nevojë për zhvillim të vërtetë, që prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?