Jorida Tabaku në Kamëz: Mjaft me çmime që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. Koha për ndryshim

Kandidatja e PD-së për deputete në listën e hapur të qakurt Tiranë, Jorida Tabaku, këtë pasdite zhvilloi takime në Kamëz dhe Sauk. Teksa ka ndarë foto nga takimet, Tabaku shkruan se është koha për ti thënë mjaft çmimeve që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. ”Nga Kamza dhe Sauku vjen një mesazh i qartë: Mjaft me taksa të larta, çmime që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë! Ka ardhur koha për ndryshim! Më 11 maj, zgjidh sigurinë ekonomike, paga dhe pensione më të larta. Voto Partinë Demokratike. Voto Jorida Tabaku, bashkë i japim zë shpresës”,-shkruan Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?